BUKURITË E MATKËS

ÇFARË TË VIZITONI

Kanioni i Matka, në të cilin dominon arkitektura e pasur, siç janë objektet e periudhës së mesjetës, kishat, manastiret dhe pjesët e fortesave (i ashtu quajturi qyteti Matka). Në kanion mund të gjenden shumë lloje endemike bimësh dhe kafshësh, si dhe dhjetëra shpella. Kanioni shtrihet në një sipërfaqe prej 5000 hektarë dhe është pozicionuar 15 kilometra larg Shkupit, në pjesën e tij Jugperëndimore. Karakteristikat morfonjenetike e bëjnë Matkën një kanion tepër të veçantë. Një vëmendje të veçantë meritojnë format karstike. Shpellat arrijnë gjatësi që variojnë nga 20 deri në 176 metra, ndërsa gropat gjigande arrijnë thellësi deri në 35 metra. Matka, gjatë të ashtuquajturës koha e ftohtë, ka qenë një nga qendrat më të mëdha të refugjatëve, që ka rezultuar me praninë e shumë lloje bimësh relikte dhe endemike. Duhet theksuar se rreth 20% të llojeve të bimëve konsiderohen si lloje endemike ose relikte.

Për sa u përket relikteve terciare më të rëndësishme janë llojet që njihen me emrat Viola Kosaninii dhe Ramonda nathaliae. Gjithashtu, duhet theksuan se në Kanionin Matka janë evidentuar 77 lloje fluturash të vogla endemike ballkanike, ndërsa 18 lloje të tjera janë lloje të reja për shkencën. Gurët e ndryshëm, çarjet, plasaritjet dhe shpellat janë formuar si rezultat të ndikimeve afatgjata të lumenjve malorë dhe oscilacioneve shumë të mëdha të temperaturës. Në afërsi të kanonit gjenden disa shpella, midis të cilave si më të bukura konsiderohen shpellat Vrello, Krshtallna dhe Ubava (E bukura).

Në shpellat gjenden shumë stalagmite, stalaktite dhe shtylla shpellash, ndërsa një pjesë e tyre janë të ndriçuara. Këto bukuri janë të ndriçuara mirë dhe mund të shihen artë. Shëtitjet dhe vizitat në Matkë organizohen nga ana e guidave. Kanioni vlerësohet si një nga qendrat më të rëndësishme të alpinizmit në Maqedoninë Veriore. Turi më i madh i alpinizmit fillon në pranverë, afër festës së Pashkëve, kur në Maqedoni vijnë shumë turistë nga shumë vende evropiane. Sezoni vazhdon gjatë verës dhe në vjeshtë dhe mbaron në fund të nëntorit. Kanioni gjithashtu është i hapur për entuziastët që merren me sportin me kajak. Manastiri Shën Andrea, i ndërtuar në vitin 1389, gjendet në grykën e malore të lumit Treska (17 km larg Shkupit) dhe dallohet për freskat e ndryshme me rëndësi të madhe artistike.

Manastiri Shën Nikolla Shishkovski gjendet në majën e shkëmbit mbi liqenin Matka, shkëmb ky i cili vizitorëve u mundëson pamje spektakolare mbi liqenin dhe rajonin përreth. Nuk janë siguruar të dhëna të sakta lidhur me kohën e ndërtimit të manastirit, por dihet se për herë të parë ky manastir përmendet në shekullin 17. Për fat të keq gjatë shekullit 18 ky manastir u braktis, por në shekullin e 19 ai përsëri vihet në funksion. Pranë manastireve Shën Andrea dhe Shën Nikolla gjendet manastiri Matka, i shekullit 14, freska e të cilit është punuar në shekullin 15. Ky manastir gjendet në anën e majtë të lumit Treska, në një largësi prej rreth 12 kilometra nga Shkupi. Kisha Shën Andrea është ndërtuar dhe zbukuruar me freska që në shekullin 14. Kompozicionet „Darka e sekrete“, „Zbritja nga kryqi “ dhe „Lutja në malin me ullinj“ meritojnë një vëmendje të veçantë.